perplasja

1 në 250 milionë – asteroridi 2013 TX68, mund të marrë kurs përplasjeje me Tokën në 2017-ën

Postuar në 27 Shkurt, 2016 16:15

Agjencia amerikane e Hapësirëska pranuar se një asterorid, i quajtur 2013 TX68, mund të marrë një trajektore përplasjeje me Tokën vitin e ardhshëm. Ai do të kalojë afër planetit tonë më 5 mars dhe rishfaqet mnë 28 shtator 2017, një moment kur trajektorja e tij mund të jetë ajo e përplasjes. Mundësia që NASA jep për kursin e tij drejt Tokës është 1 në 250 milionë, “shumë të vogla”, sipas Paul Chodas, Menaxher i Qendrës për Studime të Orbitimit Afër Tokës në NASA.

Hipoteza: Toka dhe Hëna u krijuan nga përplasja e planetit tonë me një planet të quajtur Theia

Postuar në 01 Shkurt, 2016 19:42

Disa kërkues nga universiteti i Kalifornisë kanë hedhur idenë se Toka dhe Hëna janë krijuar nga përplasja mes planetit tonë të dikurshëm dhe një planeti embrional që e quajnë Theia, me përmasë sa Toka, apo Marsi. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur 4.5 miliardë vjet më parë, 100 milionë vjet pasi Toka u formua. Në këtë përfundim u arrit pasi u studiuan gurët e sjellë nga Hëna nga misionet Apollo 12, 15 dhe 17 si dhe gurët vullkanikë në mantelin e Tokës, marrë në Havai dhe Arizona. Kërkuesit konstatuan se kampionet e krahasuara kishin izotope të njëjta të oksigjenit.

NASA krijon një Task Force për monitorimin/identifikimin e objekteve qiellorë që kërcënojnë të përplasen me Tokën

Postuar në 12 Janar, 2016 03:18

NASA, agjencia amerikane e hapësirës, ka zyrtarizuar së fundmi krijimin e një Task Force për monitorimin e trupave jashtëtokësorë që i afrohen Tokës. Është akorduar edhe një buxhet i rritur për këtë që nga viti 2010 e mbrapa, buxhet i cili shkon në $50 milion, nisur kjo edhe nga rasti i meteorit të Chelyabinsk në Rusi në vitin 2013, i cili hyri papritur dhe pa u detektuar në atosferë.

Video/"Vdekja" e kometës Kreuz e tërhequr nga Dielli

Postuar në 16 Shtator, 2015 22:56

Pamjet janë kapur nga NASA/ESA Solar/Heliospheric Observatory. Mendohet që kometa kamikaze është Kreuz.

Pages

Subscribe to RSS - perplasja