perhapja
Coronavirusi nuk do të zhduket po aq shpejt si SARS
Revista Der Spiegel i ka marrë një intervistë ekspertit të sëmundjeve infektive, Jeremy Farrar, për të folur rreth përhapjes së coronavirusit të Kinës. I njohur për paralajmërimet e tij për rrezikun e pandemive në një botë të globalizuar, Farrar deklaron se kufizimi i tanishëm i virusit të Kinës, ka ardhur si pasojë e aftësive të kësaj të fundit për të mbajtur në karantinë 50 milionë njerëz në Wuhan. Por coronavirusi është një varietet i ri dhe i panjohur për trup
A është alarmi më i madh se vetë koronavirusi?
Shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore në të gjithë botën janë në alarm për përhapjen e virusit vdekjeprurës që u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor. Mijëra njerëz e kanë kontraktuar tashmë koronavirusin e ri, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes. Numri i vdekjeve është në 213 dhe po rritet çdo ditë. Një ditë më parë, OBSH-ja e shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore botërore - një alarm që organizata e ngre për ngjarjet që përbëjnë rrezik për shumë vende dhe që kërkon një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare.
Zbulimi/Kanceri përhapet përmes ujit te midhjet
Disa gjetje të fundit në jetën dhe patologjitë e midhjeve po ndryshojnë qasjen dhe kuptimin që shkencëtarët kanë për kancerin si mutacion qelizor dhe manifestim në trupin e një specieje. Kohë më parë në një zonë detare të Hemisferës Veriore, në koloninë e midhjeve u zhvillua një lloj kanceri e formës së leuçemisë që burimisht erdhi nga mutacioni i një qelize të vetme dhe duke kopjuar veten u përhap në mbarë organizmin përmes hemolimfës.
Studimi/Njeriu, jo minjtë, shkaktar i përhapjes së shpejtë të murtajës bubonike të shekullit të 14-të në Europë
Shkencëtarët dhe studiuesit kanë një farë konsensusi mes tyre për shkakun e Vdekjes së Zezë dhe përhapjes së shpejtë të murtajës bubonike në Europë gjatë shekujve 14-19. Vdekja e më shumë se 25 milionë njerëzve mes viteve 1347-1351 e bën pandeminë në fjalë një ndër më katastrofiket, por edhe më të studiuarat.
Deri më sot, mendimi kryesor është se shkaku i përhapjes së shpejtë ishin minjtë dhe pleshtat që parazitonin te ta, që shërbenin si transmetues të sëmundjes te njerëzit.
Kërcënimi më i madh për njeriun
725 mijë njerëz të vdekur në një vit. Ky është bilanci i “luftës” së njeriut me mushkonjat, të cilat rezultojnë ndër vrasësit kryesorë në botë. Kryesisht për shkak të malarjes. Së fundmi në vëmendje ka ardhur “Zika” në Brazil dhe në Amerikën Latine, por sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë disa dhe përherë e më shumë kërcënuese. Në Europë, raporton “Reuters”, në 40 vitet e fundit kanë depërtuar gjashtë lloje të reja invazive mushkonjash, pesë nga cilat pas viti 1990.