perandoria osmane
Hartat e reja të Erdoganit
Prezenca turke në Mosul, ku zhvillohet një betejë kundër Shtetit Islamik si dhe disa deklarata të presidentit Erdogan për Traktatin e Lozanës, kanë tërhequr vëmendjen mni objektivat e reja të politikës së jashtme turke. Lidhur me këto ndryshime që nuk janë pa pasoja, revista e njohur “Foreign Policy” shkruan në në shkrim të këtyre ditëve për një dukuri që po i jep shkëndija të reja nacionalizmit turk, të riadoptuar nga islamikët turq në formën dhe shprehitë e parashtruara më herët nga qemalistët.
Ceremoni madhështore në Stamboll me rastin e 563 vjetorit të rënies së Konstandinopojës. Erdogan: “Ç’punë ka Rusia, SHBA dhe Irani në Siri”(foto)
Më 29 maj u mbushën 563 vjet nga pushtimi i Konstandinopojës nga forcat osmane të sulltanit Mehmeti II Fatihu. Me këtë rast, presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka urdhëruar një ceremoni madhështore në të cilën kanë marrë pjesë 1 milionë njerëz, siç raporton “Hurriet”. Masat e sigurisë, ekstreme: 9000 policë, pesë helikopterë, një nëndetëse, një fregatë, tre anije të Rojes Bregdetare dhe 27 qenë. U angazhuan 5005 autobuzë për të sjellë njerëzit nga 38 distrikte, 146 tragete, 150 porta sigurie, shoqëruar nga një skenë e jashtëzakonshme.
Pamje nga fundi i epokës otomane në...Por cili qytet është?
Qyteti i vjetër ndodhet brenda murit të ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, pasi osmanët e morën qytetin më 1517. Fotot i përkasin fundit të epokës otomane e cila u mbyll në vitin 1917. Sot shohim pamjet që na janë shumë familjare me pamet e qyteteve shqiptare të të njëjtës periudhë. Emri i qytetit: Jeruzalem.
http://mashable.com/2016/03/29/ottoman-jerusalem/#XobnwKdUqkq9
Kolonializmi është gjendje mendore
Pse u rritën shitjet e Kuranit në SHBA në ditët pas 11 shtatorit 2001? Kjo ndodhi se njerëzit mendonin që duke lexuar Kuranin do të kuptonin Islamin, e duke kuptuar Islamin do të kuptonin myslimanët, dhe, nëse do të kuptonin myslimanët, ata do të mund të kuptonin pse u rrëzuan kullat binjake, pse u sulmua Pentagon dhe pse humbën jetën rreth 3000 amerikanë.
Mbi spastrimin etnik të muslimanëve të Perandorisë Osmane
Historia është një çështje narrative perceptimi, korniza themelore e të cilës është historia e civilizimit njerëzor. Historianët janë produkt i civilizimeve përkatëse, e kësodore ngjarjet që ata rrëfejnë janë po aq pasqyrim i realiteteve të civilizimit të tyre sa edhe atyre njerëzve historinë e të cilëve ata tregojnë. Kjo ngre çështjen e objektivitetit historik. Kur kanë të bëjnë me civilizime të vdekura – si p.sh. ai Egjiptian ose Minoan – intepretimet e ndryshme të dhëna nga historianët zakonisht nuk shkaktojnë asgjë më shumë se sa thjesht diskutime akademike.