pellumb xhufi

Z. Xhufi, në Himarën megjithë Labëri, votuan Fredi Belerin Jo Edin. Gëlltite!

Postuar në 04 Mars, 2024 19:01

 

Demonstratat e vitit 1981, moment i riorientimit të politikës së jashtme shqiptare drejt Perëndimit?

Postuar në 16 Qershor, 2021 22:47

Në Prishtinë disa ditë më parë është zhvilluar një konferencë shkencore me temë: Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”- 40-vjetori”, organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, me pjesëmarrjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.   

Video/Një punim i ri për historinë e shqiptarëve

Postuar në 08 Prill, 2021 13:27

Historia e shqiptarëve do të vijë e rishikuar në dy vëllime të Akademisë së Shkencave. Historiani Pëllumb Xhufi thotë për MCN Tv se janë gjetur dokumente autentike dhe fakte të reja për prejardhjen, kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve. Lidhur me periudhat ku ka patur kritika apo pikëpamje alternative, Xhufi thotë se do të sillet e vërteta përmes fakteve, dokumenteve dhe bibliografisë.

Skënderbeu, lufta, politika dhe fataliteti i moskurorëzimit mbret

Postuar në 24 Janar, 2020 19:31

Skënderbeu dhe figura e tij zbulohen në një dimension të ri e më të thellë në librin e fundit të historianit Pëllumb Xhufi, “Skënderbeu. Ideja dhe ndërtimi i shtetit”.

Mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, Xhufi tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër pushtuesit osman, punoi për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.

Studentë, takojeni Kryeministrin. Mos kini frikë nga logoreja dhe gjatësia e tij!

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 15:53

Për protestën e studentëve ka folur sot në gazetën “Dita” historian dhe studiuesi Pëllumb Xhufi, që qysh në hapje e quan atë një lajm të mirë, apo si të vetmen protest demokratiek të viteve të fundit. Sipas Xhufit përgjegjësia për shkatërrimin e universitetit fillon me Partinë Demokratike që e plaçkiti atë duke caktuar aty militantët e vet të përjetshëm. Por PS-ja nga ana e vet ka përgjegjësinë e vet sidomos me ligjin “Për Arsimin”, miratuar në vitn 2015.

Pëllumb Xhufi: Një intelektual i mbrujtur në Perëndim!*

Postuar në 30 Mars, 2018 23:55

Arben Putoja në librin e tij “Jetë me kujtime”, thotë:

Enver Hoxha përqafoi hap pas hapi metodat ekstreme të ideologjisë komuniste. Unë që e kam njohur personalisht...e kam pasur gjithnjë të vështirë të konceptoj një intelektual të mbrujtur sadopak me kulturën franceze, të ndjekë verbërisht dogmat staliniste, të ndërmarrë e të zbatojë në shkallë të gjerë një politikë shtypjeje të pamëshirshme.”

Polemika e Xhufit për Qendrën e Studimeve Albanologjike, këshilltari Mehmeti njofton padi në gjykatë

Postuar në 28 Korrik, 2017 22:00

Një ditë pasi studiuesi Pëllumb Xhufi publikoi shkrimin për ndërhyrjet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, i cili mund të lexohet këtu: http://www.respublica.al/2017/07/27/mbi-ndërhyrjet-e-fundit-ndaj-qendrës-së-studimeve-albanologjike, këshilltari i ministres Mirela Karabina, Ndriçim Mehmeti, ka reaguar duke paralajmëruar përballjen në gjykatë.

Mbi ndërhyrjet e fundit ndaj Qendrës së Studimeve Albanologjike*

Postuar në 27 Korrik, 2017 21:35

Në fillim i morëm si ministra vere, d.m.th. si ministra “koti”, një lloj watch dog-u, që “do mbronin” zgjedhjet nga grabitësit e votës së lirë, e pastaj do iknin. Por nuk po ikin. Dhe askush nuk thotë pse nuk po ikin “gardianët e zgjedhjeve”. Nuk po flet as zoti Rama, autori i ujdisë pa vulë e pa firmë të 18 majit. Me sa duket e ka ngrënë edhe kësaj here kokrrën e ullirit, si atëhere kur ia besoi Kushtetutën mballosjeve të zotit Berisha.

Subscribe to RSS - pellumb xhufi