Skënderbeu, lufta, politika dhe fataliteti i moskurorëzimit mbret
Skënderbeu dhe figura e tij zbulohen në një dimension të ri e më të thellë në librin e fundit të historianit Pëllumb Xhufi, “Skënderbeu. Ideja dhe ndërtimi i shtetit”.
Mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, Xhufi tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër pushtuesit osman, punoi për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.
Në një bisedë për TvT, Pëllumb Xhufi flet më gjerësisht për këtë projekt të Skënderbeut, por u jep përgjigje edhe pyetjeve të tjera mbi figurën e tij si politikan mesjetar, raportet me Papatin, venedikasit dhe aragonezët, rëndësinë e traktatit të Gaetës, rëndësinë e kryengritjes së Skënderbeut në hapësirën arbërore etj.
Add new comment