pastrimi i territorit
Një fshesë për pluhurat
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën më të re, apo aksionin më të ri të qeverisë: Pastrimin e territorit. Problemet fillojnë që me emrin e nismës: Pastrojmë Shqipërinë që Duam. “Shqipëria që Duam” është ajo e së ardhmes ku do ta çojë Rilindja, është Shqipëria që rilind nesër përmes korriigjimit dhe ndryshimit, ndaj edhe ndoshta devizës i mungon një “Për”, që mesa duket nuk e ka zënë vendi.