pasaporta
“Vetëm njeri prej terroristëve të vrarë ka kaluar nga Greqia”
Athina zyrtare ka deklaruar se vetëm njeri prej terroristëve të vdekur të Parisit është regjistruar në pikat e pritjes së refugjatëve që funksionojnë në ishujt grekë.Deklarata greke u bë në përgjigje të publikimeve nga shtypi francez, se dy prej personave që kërkohen për sulmet terroriste të së premtes, kishin kaluar përmes Greqisë në thellësi të Bashkimit Europian.
"Azilkërkuesit kanë pasaportë shqiptare. Nuk identifikojmë dot të shkuarën e tyre”. Po kryeministri shqiptar ku i merr të dhënat?
Dështimi nuk mund të fshihet pas alibive qesharake. Ky është rasti me kryeministrin shqiptar që ka muaj që përsërit se shumica e azilkërkuesve shqiptarë që shkojnë në Gjermani, janë emigrantë shqiptarëbnë Greqi. Si e ka identifikuar shteti shqiptar këtë gjë? Merr rëndësi kjo pyetje, teksa ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Mazeire, që ndodhet për vizitë në Tiranë, ka deklaruar se “nuk mund të identifikojmë të shkuarën e azilantëve. Ata paraqesin pasaportën shqiptare”.
Fotolajm/Identiteti tjetër i Fatmir Mediut
Gazeta "Tema" publikon sot pasaportën e Fatmir Mediut, ku ai shfaqet me emrin Fatmnir Mehdihoxha. "Tema" ka publikuar edhe dokumente të dënimit të Mediut në Itali, që provojnë pse Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka qenë i detyruar të ndryshojë identitetin. Faktet e paraqitura nga kjo gazetë nuk janë hedhur poshtë në vetvete, por thjesht janë zgjeruar me argumentin se Kasacioni në Itali i ka dhënë fund çështjes "Mediu". Në fakt pasaporta është një dokument që flet vetë.
Gjermania rivendos kontrollin e pasaportave në kufi
Kriza e refugjatëve po ndryshon shumë shpejt atë që Europa e arriti më vështirësi të madhe: lëvizjen e lirë. Krijimin e një hapësire të përbashkët. Mediat e shumta europiane raportojnë se për shkak të numrit të madh të refugjatëve, Gjermania ka vendosur të rikthejë kontrollin në kufi me Austrinë. Britanikja “The Telegraph” raporton se sot në mbrëmje, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maziere, domtë njoftojë rikthimin e kontrollit të pasaportave në kufi. Ndërkohë probleme paraqet edhe menaxhimi i situatës së brendshme.
Gjyq për përdorimin e imazhit të Skënderbeut në pasaportat biometrike
Një proces jo i zakonshëm për Shqipërinë është ai që ka vënë në lëvizje vajza e skulptorit, Odhise Paskali, Floriana Paskali. Ajo kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar për përdorimin që i është bërë imazheve të monumentit të Skënderbeut, që ndodhet në qendër të Tiranës, në pasaportat biometrike të qytetarëve shqiptarë. “Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj.
Video/Radhë dhe grushte për pasaportë
Nuk ka të sosur radha dhe sherri që vjen nga shteti shqiptar. Radhë për pasaporta kudo, radhë për certifikata...Në Vlorë situata ka shkuar deri në përplasje fizike.
Ambicia për bullgarizmin e maqedonasve
“Të gjithë maqedonasit, me në krye kryeministrin e tyre, duan të marrin pasaportën bullgare” – kështu mendon drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov. Sipas tij, nëse ligji bullgar do të ndryshojë si dhe do të ketë vullnet politik, atëherë 500 mijë maqedonas do të marrin pasaportë bullgare. “13 shekuj, deri në vitin 1944, në Maqedoni kanë jetuar bullgarët. Dhe një ditë u është thënë se ata nuk janë më bullgarë por maqedonas dhe se ata nuk kanë lidhje me Bullgarinë. U është thënë se ata do të kenë një shtet të vetin, historinë dhe gjuhën e tyre.