partite e reja
Partia ideologjike, partia e vlerave dhe lëvizjet e reja
Gjatë intervistës së djeshme në syri.net, ish-kryeministri Sali Berisha, një njeri që ka qenë në drejtim politik dhe ekzekutiv për dy dekada, bëri edhe këtë koment që meriton vëmendje:
“PS-ja është parti ideologjike, kurse ne – PD – nuk jemi parti ideologjike. Ne jemi parti vlerash”.
“Shqipërisë i mungon një lëvizje mirëfilli e majtë. Tri partitë e reja do të kenë fatin e Gjinushit, Milos dhe Bamir Topit”
Ka shumë diskutime mbi daljen e tri partive të reja në skenën politike shqiptare, të cilat pretendojnë të jenë alternativë ndaj bipartizanizmit aktual. Ben Blushi, Agron Duka dhe Gjergj Bojaxhi janë tre aktorët e rinj që jpimjanë ofruar elektoratit. A do të kenë sukses? Mbetet për t’u parë, por disa vërejtje kanë rëndësinë e vet. Moikom Zeqo, një njeri pranë të majtës prej një kohe të gjatë, thotë se ka të paktën dy arsye pse këto parti nuk do te kenë sukses: së pari është pozicionimi i tyre.