partia

Këtë krenari ta jep vetëm partia

Postuar në 16 Maj, 2016 12:42

Partia u distancua nga Shukriu, por bashkëshortja e këtij të fundit thotë se burri i saj u godit si pjesë e një skenari për të shkallmuar Partinë Socialiste. “Duke goditur bashkëshortin tim, persona me pushtet politik, ekonomik dhe ndoshta më tej, synojnë të marrin Bashkinë e Dibrës. Ata nuk kanë për qëllim vetëm të dobësojnë familjen Xhelili, por edhe të shkallmojnë Partinë Socialiste në Dibër.

Morali i Shukriut dhe njollat e partisë

Postuar në 14 Maj, 2016 17:52

Partia Socialiste kërkon ta përjashtojë veten nga përgjegjësia për aferën seksualë të bashkiakut të Dibrës dhe këtë detyrë ua ka ngarkuar emisarëve të saj, që në gjuhën politike njihen si kordinarorë. Dhe kjo barrë e madhe për t’i hequr partisë njollën e Shukriut i ra ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri,  i cili tha në Dibër një frazë të nxjerrë nga arkivat partiake të realizimit socialist. “Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje.

Manifest elektoral kundër Islamit

Postuar në 02 Maj, 2016 18:30

Partia Alternativa për Gjermaninë miratoi manifestin elektoral, që shpall islamin si të papajtueshëm me kushtetutën, ndërsa kundërshton ngritjen e minareve dhe mbajtjen e shamive Partia me prirje ksenofobe po shënon një popullaritet rreth 14 % sipas sondazheve dhe kërcënuar seriozisht skenën politike gjermane në 1 vit para zgjedhjeve të 2017. Më shumë se 2 mijë delegatë mbështetën propozimet për marrjen e masave kundër simboleve islame, ndërsa kritikuan kishat për zhvillimin e dialogut me myslimanët.

Për çfarë votohet dhe kush voton në Kongresin e 19 Marsit në Partinë Socialiste?

Postuar në 02 Mars, 2016 18:42

Për çfarë do votohet në Partinë Socialiste të dielën në 19 Mars? Nga ajo çka shihet në media duket se trupa e asaj çka kreu aktual ka vendosur ta quajë PS ( numri i servilëve e rrogëtarëve të momentit i rreshtuar në listat më se fluide e shpesh fiktive të organizatave) do të shkojë në kutinë e votimit me rezultat 99,9% për kryetarin aktual. I ngjan shumë kongreseve të Partisë së Punës ku delegatët plot hare duartrokasin për rikonfirmimin e një lideri të pazëvendësueshëm dhe besimit të verbër në të. Përse ky show? Kujt i nevojitet kjo paradë devocioni te sforcuar?

"Nuk e di" për partinë, por ekonomia është shumë mirë

Postuar në 01 Shkurt, 2016 19:11

Debati politik-publik që buron nga Partia Socialiste ka fituar një përmasë të re, deri diku komike. Diskutimet për nenet e statutit të kësaj partie, për zgjedhjet për kryetar, apo edhe për demokracinë e brendshme, ka vite që dëgjohen, e që shamatojnë skenën politike. Ato nuk kanë interesimin e dikurshëm, ndaj edhe rëndësi kanë fituar "debatet" për qeverisjen e PS-së. 

Kryeministri në inkubator: “Nuk ka alternativë tjetër veç PS-së"

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 12:32

“Qeverisja jonë është arsye për të qenë me PS”. “Nuk ka alternativë tjetër përveç PS”. “Ne kemi vënë shtetin në detyrë”. “Nuk i anullojmë dot konçesionet e dhëna”. Këto fjali u titruan nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, ku bashkë me bashkëpunëtorin e vet, Koço Kokëdhima, koordinator i PS-së për Jugun, kanë folur njësoj për reformën në parti, vlerat e çmuara që ajo përcjell e që çuditërisht, ndonëse i dha fitore të dyve, po synihet të reformohet.

Ndalimi i një partie: Rasti i Partisë Nacionaldemokrate të Gjermanisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 16:19

Gjykata Kushtetuese Gjermane është ajo që do ta marrë tani vendimin. Mundësisht një vendim sa më përfundimtar dhe të pakontestueshëm. Pengesat për të ndaluar një parti në Gjermani janë të larta. Asnjë ministër, asnjë parti në Bundestag nuk lejohet ta ndalojë pa e zgjatur një parti tjetër.

Pages

Subscribe to RSS - partia