papati
Tronditet Papati i Françeskut. Ish-Nunci i ShBA kërkon dorëheqjen e Bergolios
Një raport i firmosur nga ish-Nunci Apostolik në ShBA, Carlo Maria Viganò, i publikuar nga disa media, ka tronditur thellë Papatin e Bergolios.
Ish-Nunci dëshmon se Papa Françesku ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale të ish-Peshkopit të Uashingtonit, Theodore McCarrik dhe sërish ka heshtur apo e ka promovuar atë. Viganò, për të cilin gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bën pjesë të konservatorët që kundërshtojnë nismat dhe sjelljen e Papës së tanishëm, kërkon dorëheqjen e këtij të fundit.
Pak dritë mbi të vërtetën historike të kishës së Dhërmiut*
Çdo student i historisë dhe çdo studiues që punon me dokumentet burimore të historisë e ka të qartë ligjin e heshtur se çdo dokument ka një parahistori, një histori, dhe një pas-histori. Keqkuptimi apo shpërfillja e këtyre fazave, pa apo me dashje, krijon pashmangshmërisht keqkuptim ose ngatërrim të informacionit historik që buron prej dokumentit. Këto mendonim këtyre ditëve, teksa ndiqnim në mjetet e informimit publik çështjen e tempullit të Shën Athanasit në Dhërmi dhe projektin për kthimin e asaj kishe në faltore për të nderuar Peshkopin e Durrësit, Nilo Catalano.
Parahistoria