panama

Vdes Manuel Noriega, ish-diktatori i Panamasë

Postuar në 30 Maj, 2017 09:13

Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare pas një operacioni në tru. Vdekja e tij u njoftua nga Presidenti aktual i Panamasë, Juan Carlos Varela. Noriega sundoi Panamanë nga 1983 deri më 1989. Ai ishte spiun i CIA-s, deri në ndërhyrjen e SHBA-së dhe përmbysjen e qeverisë së tij të korruptuar.  Gjatë qeverisjes së tij ai kishte bashkëpunuar me shitësit e drogës si Pablo Escobar. Noriega u dënua fillimisht në SHBA në vitin 1992 dhe u burgos në Panama deri në vdekjen e tij.

La Joya, burg, apo një vrimë e ndyrë?

Postuar në 15 Prill, 2016 01:42

Ndodhet në Panama dhe është ndër burgjet me kushtet më të rënda. Qeli të mbipopulluara, kujdes mjekësor minimal, vite pritjesh deri në dhënien e vendimit. Në qelitë e pista, të burgosurit jetojnë me qen, mace, pa folur për sigurinë që është shumë e ulët. Një realitet që raportohet shpesh nga vendet e Amerikës Qendrore:

Subscribe to RSS - panama