pakicat
Ligji për minoritetet në Shqipëri me ekspertizë nga BE
Ligji që qeveria shqiptare po harton për minoritetet po asistohet ngushtë nga Bashkimi Europian. Kjo thuhet në përgjigjen që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka kthyer eurodeputetit grek Dimitris Papadimulis, pas shqetësimeve të ngritura prej këtij të fundit për respektimin e të drejtave të pakicave dhe asaj të pronës në Shqipëri. Hahn thotë se Shqipëria është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe vlerëson boshllëqet që dalin në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit.
"Made in USA": Shqipëria po katandiset qëllimisht në shtet që dominohet nga pakicat
Grid Rroji, ish – këshilltar i Sali Berishës, mandej i larguar, i jep një intervistë gazetës “Tema”. Rroji është bashkënismëtar i “Bleta Shqiptare”, një nismë politike që edhe ajo synon të ndryshojë Shqipërinë. Komentet e Rrojit, prej kohësh në emigracion në SHBA dhe i prezantuar si një ekspert i shkencave politike, kanë njëfarë rëndësie për tonin alarmant dhe për përmbajtjen konspirative që hedhin për publikun.
Thotë Rroji ndër të tjera: