pakica
Gjuhë e pavend ndaj Bullgarisë?! Ndoshta sepse kryeministri ndihet pak leshko
Enver Robelli shkruan për atë që e quan “gjuha e pavend e Edi Ramës ndaj Bullgarisë”. Arsyetimi është i thjeshtë: Bullgaria i ka vënë veton Maqedonisë së Veriut, jo Shqipërisë, ndonëse kjo penalizohet. Ndaj z. Rama nuk ka sesi të justifikohet në këto që thotë për Bullgarinë.
Turqi-Greqi, hapen edhe konfliktet fetare
Turqia dhe Greqia duket se janë në garë për të prodhuar sa më shumë probleme në marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Përveç tensioneve në Egje që lidhet me kërkimet për naftë dhe gaz, në sipërfaqe kanë dalë çështjet e vjetra me sfond fetar dhe etnik. Konkretisht një vendim i autoriteteve greke që parashikon se myftijtë e pakicës turke në Thrakën Perëndimore duhen zgjedhur nga shteti grek është vlerësuar nga Ankaraja zyrtare si provë e faktit se Greqia po shkel detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Lozanës.
Shpallet kombi-shtet i hebrenjve
Parlamenti i Izraelit miratoi të enjten një ligj që përcakton se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend, vendim që pjesëtarët e pakicës arabe e quajtën me prapavijë raciste dhe që e kthen vendin në një regjim aparteidi.
Ligji që sanksionon "kombin-shtet të hebrenjve" në favor të cilat ishte shprehur qeveria e krahut të djathtë u miratua me 62 vota në favor, 55 kundër, ndërsa dy prej 120 anëtarëve të parlamentit izraelit abstenuan. Disa deputetë arabo-izraelitë reaguan ashpër duke grisur kopjet e tekstit pas votimit.
“Në PS ka një pakicë që shpall armiq atë që kërkon zgjedhje”
Ben Blushi ka përsëritur kritikat dhe akuzat e tij ndaj ekipit që drejton sot PS-në duke nënvizuar se në këtë parti e drejta po mbytet. “Unë mendoj se e drejta e gjithësecilit po mbytet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë ta pranojë atë si shumicë pa zgjedhje. Nëse kjo pakicë ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS. Për këtë pakicë, nëse kërkon zgjedhje, zgjidhje apo mbledhje je 3 herë armik. Nëse do më shumë punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik.
Porositë me minoritete. PDIU: Shqipëria të kërkojë shpalljen e çamëve të Greqisë, minoritet. Provën e keni në një emision televiziv
Partia e Shpëtim Idrizit është bërë sot e gjallë me një deklaratë për shtyp. Përmes saj kërkohet që Presidenti i Republikës dhe qeveria të kërkojë nga qeveria greke njohjen e minoritetit çam në Greqi. “PDIU-ja e ka ngritur zërin shpesh mbi këtë të vërtetë. Nuk kanë munguar ata të cilët e kanë cilësuar diçka të tillë si joekzistente, mirëpo rrëfimi i djeshëm i një gazetari i cili është shpallur “non grata” vetëm se thotë të vërtetën, nxorri në pah të pamohueshmen.