paketa fiskale

Të dështuar zyrtarisht: Rritje taksash për 2016-ën. Asnjë sqarim se çfarë ofrohet në këmbim të rritjes së barrës fiskale

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:42

Tani nuk është më sekret: për vitin 2016 parashikohet rritje tjetër e taksave. Mediat raportojnë se do të rriten akciza e birrës, akciza e verës. Nuk ndryshoj akciza e cigareve – që edhe kështu është më e larta në rajon, hiqet akciza e llambave, gomave, baterive dhe fishekzjarreve me argumentin mjeran se “ka shumë kontrabandë dhe kështu rekomandon FMN dhe Harvardi”. Do të rriten taksat mbi primet e shkruara për kompanitë e sigurimit nga 3% në 10%. Rritet tarifa për rentën minerare dhe taksa mbi pasurinë.

Nga 1 Janari rriten akciza, taksa e tokës dhe renta minerare. Cani kishte premtuar mosprekje të nivelit të taksave

Postuar në 25 Tetor, 2015 09:32

Pak javë më parë ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se vitin që vjen nuk do të ketë rritje taksash, por mesa duket gjithçka për konsum mediatik, pasi në Shqipëri gjërat harrohen shpejt. Renta, akiciza dhe taksa e pronës do të rriten nga 1 Janari 2016.

Paketa Fiskale 2016/Nuk preket tatimi mbi të ardhurat dhe TVSH. Ndryshon taksa e pasurisë dhe ajo e fjetjes në hotel

Postuar në 18 Tetor, 2015 15:42

Paketa fiskale 2016 nuk prek të ardhurat personale as edhe TVSH-në. Të paktën kështu raporton gazeta “Panorama” e cila shkruan se ndryshime pësojnë taksat e pasurisë së paluajtshme dhe ajo e hoteleve. “Paketa e re fiskale do të sjellë ndryshime edhe për taksën e fjetjes në hotel. Kjo taksë do të jetë fikse 140 lekë/personi për net qëndrimi, nga 5 për qind e vlerës së faturës së fjetjes që lëshon hoteli, që është aktualisht.  Një tjetër taksë që do të ndryshojë është edhe ajo për shtëpitë.

Ulni taksat!

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:02

Gazeta “Shqip” raporton se biznesi shqiptar dhe ai i huaj që operon në Shqipëri ka përpiluar një paketë kërkesash të cilat ia ka dërguar Ministrisë së Financave me synim marrjen parasysh të tyre në hartimin e paketës fiskale. Duhet thënë se nga paketa e kërkesave që raporton “Shqip” politika fiskale e qeverisë kontestohet gjerësisht dhe me gjasë ajo ka ndikuar në krijimin e një klime jo pozitive. Më poshtë kërkesat e biznesit:

Fasonët: Të mos paguhet tatimfitimi kur bëhet investim në makineri

Fasonët drejt modelit bullgar, kosto mbi kosto për përballuar qeverinë

Postuar në 04 Tetor, 2015 12:18

Vetëm për shkak të ndryshimit të vlerësimit të tarifave, fabrikat e veshjeve dhe këpucëve, raportojnë një rritje me 50% të çmimit të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, tatimfitimi është 50% më i lartë. Disa prodhues të kontaktuar nga “Monitor” tregojnë se vitin e ardhshëm kanë në plan të rrisin tarifat për klientët e tyre europianë, duke ndjekur disi modelin bullgar. Administratori i një prej fabrikave të këpucëve në Durrës tregon se i ka paralajmëruar klientët se vitin tjetër do të rrisë tarifat me 5-10%.

Rumania ul TVSH-në nga 24 në 19 përqind, heq taksën e qarkullimit

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:46

Partitë politike në Rumani ranë dakord për të ulur TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar) nga 24 përqind që është aktualisht në 19 për qind. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga Janari i vitit 2016. Palët politike po ashtu arritën marrëveshjen për të hequr taksën e qarkullimit deri në vitin 2017.
Ministri i Ekonomisë, Eugen Teodorovici deklaroi se ulja graduale e nivelit të TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit për 2017 do të ndihmojnë në uljen e defiçitit buxhetor me rreth 2 përqind.

Pages

Subscribe to RSS - paketa fiskale