paisja pergjuese
Përgjigjia e Tahirit për pajisjen e përgjimit. Opozita aktivizon Nishanin në akuzat kundër ministrit
Ministri i Brendshëm u është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me hetimet e nisura nga prokuroria për një paisje përgjuese në Policinë e Shtetit. Ai ka mohuar të ketë një paisje të tillë, ndonëse listës së akuzuesve i është shtuar së fundmi edhe presidenti Nishani që i ka kërkuar prokurorisë të veprojë nisur nga informacioni që atij i është përcjellë nga shërbimet inteligjente. Ku ndodhet pajisja e përgjimit? Ju e dini që ka një pajisje përgjimi? Më duhet tu sqaroj për hir të respektit që kam për opinionin publik. Policia e shtetit nuk ka dhe as nuk ka pasur një pajisje përgjimi.