Përgjigjia e Tahirit për pajisjen e përgjimit. Opozita aktivizon Nishanin në akuzat kundër ministrit
Ministri i Brendshëm u është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me hetimet e nisura nga prokuroria për një paisje përgjuese në Policinë e Shtetit. Ai ka mohuar të ketë një paisje të tillë, ndonëse listës së akuzuesve i është shtuar së fundmi edhe presidenti Nishani që i ka kërkuar prokurorisë të veprojë nisur nga informacioni që atij i është përcjellë nga shërbimet inteligjente. Ku ndodhet pajisja e përgjimit? Ju e dini që ka një pajisje përgjimi? Më duhet tu sqaroj për hir të respektit që kam për opinionin publik. Policia e shtetit nuk ka dhe as nuk ka pasur një pajisje përgjimi. Në policinë e shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Policia dhe partnerët nuk kanë punuar kurrë me një pajisje përgjimi. Kjo nuk i lejohet policisë me ligj. Në policinë e shtetit ka një trajnim që vazhdon prej disa javësh i cili zhvillohet mbi bazën e një marrëveshje të nënshkruar në 2007 ku atëherë parashikohej që mes policive të bëhej shkëmbimi i eksperiencave me metodologjinë më të mirë. Në këtë kuadër policia ka zhvilluar dhe do vazhdojë të bëjë trajnime me policitë partnere. Siç ka bërë policia e Shtetit me këtë pajisje në të kaluarën. Nuk bëhet fjalë për pajisje përgjimi, por për pajisje fare normale në punën e policisë që s’ka asnjë lidhje me përgjimin. Ku ndodhet ajo? Janë të ftuar të gjithë ata që mendojnë se ka vend për të parë konkretisht se çfarë bëhet, të vijnë me të gjitha rrugët ligjore dhe të hetojnë 24 orë dhe të shohin nëse policia dhe unë themi të vërtetën. Apo nëse ne gënjejmë. Janë të gjithë të ftuar. Ne jemi tërësisht të hapur mjafton që gjithçka të bëhet në mënyrë ligjore. Unë e deklaroj me përgjegjësi të plotë që policia nuk ka pajisje përgjimi. Pse nuk ia vini në dispozicion prokurorisë? Për detaje pyesni instancat përkatëse. Policia nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Prokuroria e shtetit ka të gjitha mundësitë të verifikojë në cilëndo mënyrë të mundshme dhe ligjore. Jemi tërësisht të hapur. Ne nuk kemi asnjë merak. Do shkoni nesër në komisionin e sigurisë? Nuk kam marrë ftesë zyrtare. Nëse më vjen jam 24 orë në dispozicion të gjithkujt që ka veshë të dëgjojë. Çfarë po bëhet me Balilin? Jam me kolegun Manjani, duhet të pyesni Prokurorinë.
Add new comment