përplasej
Debat në grupin e PD-së, Ruli, Imami e Bregu përplasen me Bashën
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë dje nga debatet e brendshme dhe shkak është bërë sulmi i ditëve të fundit, që disa krerë lokalë po u bëjnë deputetëve dhe ishministrave demokratë për mos angazhim në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pas dy vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, kryetari Basha është përballur me akuzat se po përkrah një sërë prurjesh të reja në PD, duke lënë në hije, madje edhe duke i cilësuar si pengesë “senatorët e vjetër”.