numri i rasteve
13 raste të reja në Shqipëri. Shkon në 446 numri i të prekurve nga CoVid-19
Në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 446 me një shtim prej 13 rastesh në 24 orët e fundit. Instituti i Shëndetit Publik ka kryer në 24 orët e fundit 233 teste nga të cilët kanë rezultuar pozitivë vetëm 13 nga të cilët 6 në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës. Ministria e Shëndetësisë sqaron se nuk kemi të bëjmë me vatra të reja, por me kontakte të të infektuarve të mëparshëm.
Numri total i të shëruarve është 217, kurse numri i të vdekurve 23.