novi sad
Novi Sad/14 minuta pa lëvizur, në ditën e 14-të pas tragjedisë që mori 14 jetë
Opozita dhe qytetarët serbë kanë organizuar një protestë të veçantë sot – e premte 15 nëntor – në Novi Sad. 14 minuta ndaloi çdo gjë në qytet, prej orës 11:52 deri në orën 12:06 për të kujtuar 14 ditë që nga aksidenti tragjik i stacionit të trenit që mori 14 jetë njerëzore.
Opozita nga Beogradi është solidarizuar me protestën, e cila është zhvilluar në disa zona të Novi Sadit.
Ngjarja e Novi Sadit, dorëhiqet ministri serb i Ndërtimit: Nuk kam përgjegjësi, iki për arsye morale
Ministri serb i Ndërtimit, Goran Vesiç, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra pas aksidentit të Novi Sadit ku gjetën vdekjen 14 persona si pasojë e rrëzimit të çatisë së një stacioni hekurudhor. Vesiç ka sqaruar se ka dhënë dorëheqjen e tij ditën e aksidentit dhe për këtë ka komunikuar me presidentin Aleksander Vuçiç.
Nuk mund të pranoj akuzën për vdekjen e 14 personave për shkak se as unë dhe as njerëzit që punojnë me mua nuk kanë ndonjë përgjegjësi për këtë tragjedi. Unë po largohem për arsye morale pasi aksidenti ndodhi në fushën e detyrave të mia si ministër
Shenjtërimi i Stepinac, nis takimet komisioni katoliko-ortodoks
Kanonizimi si shenjtor i Alose Stepinac, kardinalit kroat në kohën e Luftës II Botërore, do të bëhet në varësi të konkluzioneve të komisionit të përbashkët mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse që këto ditë po zhvillojnë takime në Novi Sad. Komisioni u krijua me iniciativën e Papa Françesku dhe ai do të marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet, faktet dhe provat sipas të cilave pretendohet se Stepinas ka marrë pjesë në krijimin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë dhe politikën e tij genocidale.