njohja e fytyres
Në aeroportet europiane nis aplikimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës
Aeroportet italiane po testojnë teknologjinë e njohjes në fytyrës, që do të thotë se pasagjerëve nuk do t’u duhet të tregojnë dokumentet para se të hipin në avion.
I quajtur "FaceBoarding", sistemi skanon fytyrën e udhëtarëve për t’i lejuar ata të kalojnë nëpër kontrollet e sigurisë dhe portat e imbarkimit në vend që të tregojnë pasaportën, kartën e identitetit ose biletën.
Paraprakisht, pasagjerët duhet të regjistrohen në pikat e posaçme në aeroporte ose nëpërmjet një aplikacioni, pasi të kenë bërë check-in për fluturimin.
Duam vetëm punëtorë të lumtur!
Teknologjia e njohjes së fytyrës, e aplikuar deri tani në masë të vogël, është kritikuar shpesh për shkelje të privatësisë së individëve. Por në një kompani në Kinë, kjo teknologji shkon më tej. Canon China, një degë e gjigantit japonez të kamerave dhe elektronikës, do vetëm punëtorë të lumtur. Për këtë arsye, kompania ka aplikuar teknologjinë e njohjes së buzëqeshjes.