ng
Dehli, ndoshta duhet shpikur një fjalë tjetër përveç Ndotjes
Pesë ditë duke ecur në rrugët e Dehlit në Indi dhe rezultati janë këto foto ku shihet ndotja ekstreme. Ajri dhe uji i pistë, janë pjesë e jetës në këtë zonë qendrore në Indi, një vend që sot garon edhe në hapësirë, por që në tokë ka probleme të jashtëzakonshme. Fotografitë janë realizuar për National Geographic nga Matthieu Paley dhe ato japin një copëz nga ajo se çfarë mund të bëjë njeriu në tokë, dhe se me çfarë kushtesh mund të pajtohet ai të jetojë.
Jo fotove "nudo" të kafshëve
Dita Botërore e Luanëve. Mbreti i kafshëve në rrezikun e njeriut
Të hënën është Dita Botërore e Luanëve. National Geographic publikon një pjesë të fotove të veta, duke bërë thirrje për konservimin e natyrës dhe familjes së maceve të mëdha, që janë nën gjahun e përhershëm të gjahtarëve. Vrasja e Cecil bëri bujë të madhe në mbarë botën.
Dorëzohet edhe National Geographic
Era dixhitale nuk kursen as emrat më të mëdhenj. Radha i erdhi National Geographic, revistës së mirënjohur, e cila bashkë me astetet e tjera mediatike të kontrolluara nga National Geographic Society i kanë kaluar manjatit të mirënjohur, Rupert Murdoch. Murdoch, posedues i "Fox Media", do të kontrollojë 73% të aksioneve, përmes një marrëveshjeje me shifër ekuivalente 725 milionë dollarë. “Washington Post” shkruante me një ndjesi keqardhjeje për këtë marrëveshje që e kalon "NG" nga një organizatë jofitimprurëse, me mision “zgjerimin e njohurive gjeografike” drejt një biznesi të pastër.