nensistemi
Tatimet forcojnë gjurmimin e pagesave
Së shpejti pritet ndërhyrje në sistemin aktual të monitorimit tatimor dhe gjurmimit të pagesave me të cilin operon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që prej vitit 2010 e njohur ndryshe si “Platforma Nexus”.
Ky sistem ku të dhënat financiare transmetohen nga pajisjet fiskale 1 herë në muaj konsiderohet i centralizuar, pasi nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë.