Ndrenika
Të paprekshmit mes Vegjëlisë dhe avlëmendit të elitës
Robert Ndrenika është një monument. Kadareja është tempull. Kadri Roshi është korife
Lista e të mëdhenjve në këtë vend të vogël mund të vazhdojë gjatë. Janë të mëdhenj për veprën e tyre dhe për kompleksin tonë si të vegjël, shpallen si të paprekshëm.Duhet t'i bashkohesh me ulërimën tënde këtyre parrullave, pasi përndryshe vvvvvzzzt, një vizë e kuqe.
Peticioni i pazakontë/Një pjesë e artistëve: Prisheni Teatrin!
Ndoshta është peticioni i parë që aktorë të një teatri ku kanë performuar një jetë të tërë, kërkojnë prishjen e tij. Ky është rasti me peticionin e firmosur sot nga disa artistë në krye të të cilit qëndron Robert Ndrenika, e pastaj vazhdon ndonjë tjetër si Arben Derhemi, apo Alfred Trebicka që në fillim folën për hunj e dhunë kundër prishjes.
Peticioni i turpit!
Bashkia arriti të mobilizojë një grup artistësh për të firmosur një peticion që i kërkon Ilir Metës të dekretojë ligjin e kompanisë “Fusha sh.p.k” për ndërtimin e 6 Kullave dhe një Teatri të Ri në zonën ku ndodhet godina aktuale e Teatrit.
Janë 54 firma, mes të cilave ajo e Robert Ndrenikës, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga e Arben Derhemi, të cilët ndryshuan qëndrim rrugës dhe dolën në foto duke buzëqeshur me Erion Veliajn.
Akuzë për "kusarët" e Teatrit
Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.
Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen.
Shtohet presioni edhe për Teatrin e Ri (Video)
Protesta e Kukësit mesa duket ka inkurajuar artistët të kërkojnë ndihmën e politikës për të ndalur projektin e Edi Ramës për Teatrin e Ri. Në një grumbullim para ambjenteve të Teatrit ku ishte prezent edhe Robert Ndrenika, u hodh ideja e një takimi me Ilir Metën.