ndihma sociale
Gërshëra tek ndihma ekonomike, zv.ministrja: Zgjodhëm më të varfërit
Opozita akuzon se shkurtimi i listave të përfituesve të ndihmës ekonomike bëhet mbi baza selektive. Por zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Në një intervistë për TemA TV ajo shpjegon se skema identifikon më të varfrit dhe nuk caktohet nga një person si më parë, por nga sistemi online.
Ulet trajtimi financiar për papunësinë. Tani shteti jep vetëm 3 muaj pagesë
Mbështetja publike për të papunët dhe shtresat në nevojë është ulur. Një vendim i datës 9 mars të këtiuj viti, i Këshillit të Ministrave, sanksionon rregulla të reja që në thelb çojnë në uljen e trajtimit financiar për ata që humbasin vendin e punës. “Me një vendim të posaçëm, pagesa e papunësisë është rritur 60%. Kështu nëse më parë, një i papunë përfitonte 6850 lekë në muaj, tani përfiton 11 mijë lekë në muaj. Deri në fund të marsit çdo i papunë, merrte 12 pagesa papunësie, pra një vit me nga 6850 lekë në muaj.
Në rënie edhe investimet, por edhe pagesat për ndihmën sociale
Ekonomia është thelbi i krizës që përjetojmë. Të dhënat konkrete e bëjnë të qartë këtë. Përveç të ardhurave që rezultuan me rënie, edhe investimet nuk paraqiten mirë. “Në fund të periudhës 8 mujore shpenzimet buxhetore rezultuan 1.3 % më të ulta se, e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 9.6 % më të ulta se, plani fillestar i buxhetit për 8 mujorin. Shpenzimet kapitale në fund të gushtit ishin 22 për qind më të ulta se, plani fillestar i periudhës dhe vetëm 2.6 % më shumë se fakti i vitit që shkoi.