nderkombetarizimi
Çështje ndërkombëtare apo çështje dypalëshe me Greqinë?
Myslim Pashaj, një person me karrierë në ushtri, i cili denoncoi draft – marrëveshjen e detit më Greqinë shkruan sot në gazetën “Panorama”, rreth deklaratës së Berishës në Parlament. Ky i fundit, duke iu referuar kësaj çështjeje bëri dy komente me rëndësi:
Së pari se marrëveshja ishte arritje BILATERALE:
“U bënë kaq debate, pati pretendime për protokollon e Firenzes dhe për shumë gjëra, por ne thamë jo, duhet ta njohim bilateralisht dhe u arrit kjo”.