navalny
Videolajm/Rusi, arrestohet lideri opozitar Alexei Navalny
Policia ruse ka arrestuar kreun e opozitës Alexei Navalny pak para se të merrte pjesë në një takim ku do të bëbte thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale të18 marsit që sipas tij janë të fiksuara. Ai është liruar pas protestave që janë zhvilluar në Moskë.
Задержание одного человека теряет малейший смысл, если нас много. Кто-нибудь, придите и замените меня pic.twitter.com/TODVdF5lEm
Akuza e opozitarit rus Navalny: Vila Segren, pronë private e Putin
Lideri opozita rus Alexei Navalny ka publikuar pamje ajrore të asaj që quhet Vila Segren, një mjedis privat në gjirin e Finlandës, i përdorur dikur për xhirime filmash. Në ambjentin në fjalë janë shtuar banesa të reja. Sipas Navalny kjo dëshmon një skemë korruptive që është në veprim në Rusi e në krye të së cilës qëndron Putin. Navalny thotë se Putin i regjistron pronat nën emra të tjerë, persona që janë pasuruar shumë gjatë sundimit të tij.
Video/Arrestohet, Navalny, opozitari kryesor i Putin
Alexei Navalny, opozitar i presidentit rus, Vladimir Putin, është arrestuar sot gjatë një proteste anti korrupsion. Navalny ka organizuar protestën përmes blogut të tij dhe në qendër të saj ishte kryeministri Dimitri Medvedev, i vënë në qendër të akuzave se drejton një perandori të vërtetë pasurish të patundshme.
Në qendër të skandalit. E megjithatë asgjë nuk ndodh
Oligarki, pushtet, pasuri. Trinomi në fjalë është emblematik për Rusinë e Vladimir Putin, ashtu siç paraqitet ajo në mediat kryesore në botë. Së fundmi, një goditje ndaj këtij sistemi ka ardhur nga opozitari kryesor i regjimit, kreu i Fondacionit Antikorrupsion, Alexey Navalny. Në qendër të investigimit shfaqet figura e kryeministrit Dimitry Medvedev i cili është personi kyç për “mbylljen e punëve”.