në detyrë
Qeveria ndryshim absurd në Kodin e Punës: Edhe po fitove gjyqin nuk rikthehesh më në detyrë
Edhe po fitove gjyqin nuk rikthehesh më në detyrë. Kjo është gjithë thelbi i ndryshimit nw Kodin e Ri të punës. Punonjësit e administratës publike që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil, në rast se do të hiqen padrejtësisht nga puna dhe gjykata do t’u jap të drejtë, do të mund të fitojnë vetëm 1 vit pagë, por jo rikthimin në vendin e punës. Por në administratën publike janë një sërë funksionesh që quhen “punonjës të shërbimit”, si mësuesit, infermierët, policët, ushtarakët dhe sanitarët që preken, nëse kjo mbrojtje ligjore do të hiqet.