muzeu i armeve
Muzeu i Armëve në Gjirokastër, me didaktikën e Kinostudios
Kalaja e Gjirokastrës është një monument i klasit të parë për Shqipërinë. Në cilindo aspekt ta shohësh. Me një biletë me çmim 400 lekësh ajo bëhet e vizitueshme për këdo, duke ofruar një atmosferë të veçantë historike, por edhe monumentaliteti, përveç pamjes së qytetit.
Duke lënë mënjanë ndërhyrjet rikonstruktuese dhe faktit se mungojnë guida audio për të kuptuar ndarjet e shumta të saj, meriton vëmendje eksponati. Brenda kalasë së dy muze: një muze që gërshton historinë e zonës, me etnologjinë dhe figurat e njohura të saj dhe muzeu i armëve.