mqedonia
“Gorna Makedonija” nuk pranohet nga faktori shqiptar
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit të Maqedonisë. Orët e gjata të diskutimit që patën së bashku në selinë e tretë të OKB-së në Vjenë me të Dërguarin Personal të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare, Mattheë Nimetz u konsideruan si pozitive.
Yee: Traktati i Miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, i rëndësishëm për gjithë Ballkanin
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euraziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Briqn Hoyt Yee ka përshëndetur firmosjen e Traktatit të Miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke vlerësuar se ai është i rëndësishëm për mbarë rajonin.