Ministria per Europen
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, a do ketë rol Majlinda Bregu?
Diskutimi më i madh pas publikimit të skemës së re të qeverisë dhe përbërjes së saj ishte shkrirja e Ministrisë së Integrimit, një dikasteri të krijuar posaçërisht për të përshpejtuar afrimin e shqiptarëve me Europën. Diçka që nuk pritej aq më tepër pas dushit të ftohtë që kryeministri Rama u bëri ambadadorëve në prani edhe të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për të cilin pati dyshime se do të dorëzonte portofolin.