ministri spanjoll
Fshehja e pasurisë, ministri bie nga froni
Ministri i Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jose Manuel Soria dha dorëheqjen pas skandalit të Panama Papers. Ky është viktima e dytë e rrjedhjeve që nxorën në dritë se si liderë nga e gjithë bota fshihnin të ardhurat në të ashtuquajturat parajsa fiskale.
Më herët dorëheqjen e dha kryeministri i Islandës.
Soria dha dorëheqjen të premten pasi shpjegimet e tij kontradiktore ndezën një skandal mbi lidhjet me një kompani offshore listuar në rrjedhjet e Panama Papers. Soria iu nënshtrua një kontrolli gjatë kësaj jave mbi përfshirjen e tij në këto publikime.