ministri i financave
Katari arreston për korrupsion ministrin e Financave
Katari vë në pranga ministrin e Financave. Mediat vendase raportojnë se Ali Shareef al-Emadi është arrestuar për abuzim me fondet shtetërore.
Në Katar ka pasur shpesh arrestime të kësaj natyre, por burimet zyrtare thanë se Emadi është figura e profilit më të lartë që përballet me akuza korrupsioni nën sundimin e Emirit Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.
Pranohet nga brenda mazhorancës: Inceneratorët kanë dështuar
Partneriteti Publik Privat ka qenë në qendër të diskutimeve së Komisionion e Ekonomisë dhe Financave, ku ministri Arben Ahmetaj ka listuar 11 koncensionet aktive dhe 4 koncensionet që janë në fazë fillestare, por që nuk kanë financim buxhetor nga shteti. Vlera totale e tyre arrin në 807 miliardë lekë. Mbledhja e komisionit është shoqëruar me debate mes ministrit dhe kreut të Komisionit Erjon Braçe, ky i fundit kundërshton ofertën e pakërkuar edhe për sektorët që do të jetë ekzistente.
"Nuk ka taksë të diferencuar për shtëpitë e dyta"
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot para gazetarëve se qeveria nuk parashikon rritje të taksës për banesat e dyta. Pra nuk parashikohet taksim i diferencuar. Sipas ministrit, taksimi nuk do të jetë fiks, por do të bazohet mbi vlerën e transaksionit me çmimn e tregut. Po kështu, ministri ka bërë të qartë se askush nuk pretendon që këto masa do të jenë efektive 100% që në 1 janar, por ato nisin që nga kjo datë.
Schaeuble, viktima e parë e zgjedhjeve gjermane
Wolfgang Schaeuble duket se është viktima e parë e rezultateve elektorale në Gjermani. Media të ndryshme njoftojnë se grupi parlamentar i CDU-CSU ka kërkuar që Schaeuble është propozuar për president i Bundestagut, në mënyrë që portofoli i ministrit të Financave, mbajtur deri më tani nga 75 vjeccari, do të kalojë për partnerët e FDP-së në koalicionin e ri qeverisës.