mendeshat
Të ushqesh me gji/ Historia e profesionit më të vjetër në botë
Historia e ushqyerjes me gji është sa mahnitëse, aq edhe e mbushur me të papritura. Që në krye të herës, qumështi i gjirit është konsideruar si alternativa më e mirë për të ushqyer një të porsalindur. Egjiptianët e lashtë e shihnin si nektari i perëndive që jepte jetë, forcë dhe lidhej me jetëgjatësinë. Në mitologjinë greke, ishte vetë perëndesha Hera ajo që i dha gji Herakliut dhe përmes qumështit i dha forcë hyjnore. Sipas mitit, foshnja i kafshoi gjirin dhe ajo e shtyu duke derdhur qumështin e saj nëpër qiellin e natës, që çoi në formimin e Rrugës së Qumështit.