mediu
Fotolajm/Identiteti tjetër i Fatmir Mediut
Gazeta "Tema" publikon sot pasaportën e Fatmir Mediut, ku ai shfaqet me emrin Fatmnir Mehdihoxha. "Tema" ka publikuar edhe dokumente të dënimit të Mediut në Itali, që provojnë pse Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka qenë i detyruar të ndryshojë identitetin. Faktet e paraqitura nga kjo gazetë nuk janë hedhur poshtë në vetvete, por thjesht janë zgjeruar me argumentin se Kasacioni në Itali i ka dhënë fund çështjes "Mediu". Në fakt pasaporta është një dokument që flet vetë.
Dënimi i Fatmir Mediut, PR: Kasacioni në Itali anuloi vendimet e mëparëshme
"Tema” publikon faksimilen: Fatmir Mediu, i dënuar në Milano me 3 vjet burg
Gazeta “Tema” ka publikuar para disa minutash faksimile të atoj që duket një vendim gjyqi nga Gjykata e Milanos, e ku figuron si i dënuar shtetasi me emrin Fatmir Mediu. “Tema” shkruan se është Fatmi Mehdiu, ish-ministri i Mbrojtjes, aleat i ngushtë i Partisë Demokratike, tellallja kryesore e dekriminalizimit. Tani faksimilja është një fakt që publikohet, e që do të kërkojë një deklaratë sqaruese nga Fatmir Mehdiu, që akuzohet. Kuptohet nëse zotëria do ta shikojë të dobishme që të sqarojë opinionin.