mediat shqiptare
Trump rrezik për qytetërimin perëndimor? Jo më shumë se frikacakët...
Një lajm “pa rëndësi” qarkulloi sot edhe në disa media shqip. Donald Trump anulloi një intervistë me gazetën e njohur “New York Times”. Arsyet i dha vetë presidenti i zgjedhur i SHBA-së, i cili përmes dy postimeve në twitter ka sqaruar ndjekësit se: “Kushtet dhe termat [e takimit] u ndryshuan në minutën e fundit. Aspak mirë”.
Në një postim të dytë ai shton: “Mbase një takim i ri do të caktohet me New York Times. Në ndërkohë, ata vazhdojnë t’i mbulojnë ngjarjet e mia në mënyrë jo korrekte dhe me një ton të ndyrë”.