mbytja e anijes greke
Die Welt: Erdogan kërkoi mbytjen e një anijeje greke, por u refuzua nga gjeneralët turq
Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka synuar të provokonte një incident të rëndë me Greqinë në Mesdheun Lindor me synim mbijetesën e vet politike. Në raportimin e vet të titulluar, “Lufta e llogaritur e Erdoganit”, gazeta shkruan se Erdogan u ka kërkuar gjeneralëve të vet të mbysin një anije greke, por pa shkaktuar viktima.