mbetje plastike

Çokollatat "Mars" me mbetje plastike, kompania tërheq produktin nga tregu

Postuar në 23 Shkurt, 2016 18:39

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars” ka tërhequr prodhimin nga raftet e 55 vendeve pas zbulimit të gjurmëve të plastikës në produktet e kompanisë. Kjo u njoftua nga mediat amerikane.Gjurmët e plastikës u gjetën në produktet e çokollatave të eksportuara në Gjermani. Mes vendeve ku në treg janë hedhur prodhime të çokollatave me mbetje plastike  është edhe Italia. Autoriteti i Sigurimit të Ushqimit në Hollandë njoftoi se mbetjet plastike të gjetura në çokollatat në fjalë mund të çojnë në asfiksi. Produktet me rrezik sipas kompanisë janë çokollatat Mars, Snickers, Milky Ëay dhe Mini Mix.

Subscribe to RSS - mbetje plastike