Mazniku
Dhoma Amerikane e Tregtisë ankohet për taksën e arsimit. Bashkia: Na duhen lekë
Përfaqësuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehën shqetesimin për pagesën disa herë nga bizneset të taksës së arsimit per çdo nipt sekondar dhe për pagesën e taksave nga bizneset që nuk janë aktive. Kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në Dhomën Amerikane të Tregëtisë tha se “i njëjti subjekt pavarësisht sa njësi ka duhet të paguajë po aq herë për të njejtën tarifë të taksës për arsimin”. Sipas tij, subjektet me status pasiv, janë të detyruara të paguajne taksat, pavarësisht se janë në faliment. Argumenti i Bashkisë ishte se për investimet publike nevojiten para.
Pse Erion Veliaj është kundër tramit të Tiranës
Bashkia e Tiranës i është futur me mish e me shpirt konçesioneve për parkimet publike dhe bulevardit të ri, siç është shprehur kryetari i saj Erion Veliaj, por nuk ka në plan të çojë më tej një projekt të Lulzim Bashës për tramin e Tiranës që do të modernizonte transportin publik në kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se Bashkia e ka të pamundur të realizojë projektin e tramit në Tiranë si alternativë për shmangien e trafikut për shkak të kostos së lartë.