Matthias von Hein
Terror a jo - instrumentalizimi i një amoku
Thonë se frika nuk është udhëzuese e mirë. Ndoshta është kjo arsyeja pse është kaq e lehtë të bëhet politika duke përdorur frikën. Sidomos me frikën nga sulmet terroriste. Incidenti tragjik në Mynster të Gjermanisë (gjerm. : Münster) tregon se edhe vetëvrasja tragjike me viktima të tjera e një të sëmuri mendërisht – së paku kaq dihet deri tani – po instrumentalizohet për qëllime politike. Edhe pse në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist.