masat fiskale

Hyn në fuqi ligji i ri për lojërat e fatit

Postuar në 13 Shkurt, 2016 21:11

Ka hyrë në fuqi ligji i ri për lojërat e fatit, që sanksionon detyrime të reja për subjektet dhe vendos masa kufizuese në përhapjen e tyre në territor. Kështu parashikohen distanca nga mjediset publike, apo edhe kushtëzime të forta për licencimin e kazinove. Ligji ishte iniciatvë e personalizuar e kryeministrit që ka hequr një bast të madh për goditjen e kësaj dukurie, duke shtrënguar masat fiskale. A do të ketë sukses? Kjo mbetet për t’u parë pasi nëse ka një biznes që lulëzon menjëherë në rrugë informale, ky është kumari.

Ekstremizmi fiskal zemëron dhe deputetët e majtë, komisioni i Ekonomisë rrëzon Ramën

Postuar në 22 Shtator, 2015 16:22

Masat e reja ekstreme në luftën kundër evazionit fiskal kanë acaruar edhe deputetët e mazhorancës. Në komisionin e ekomomisë ditën e sotme, kur po diskutoheshin masat e reja të parashikuara në procedurat tatimore, deputetët anëtarë të komisionit kanë rrëzuar nenin 6 të paketës së re të masave, që parashikon të drejtën e qytetarit për të mos paguar nëse shitësi nuk i jep kuponin tatimor. Pikërisht kryeministri Rama ftonte së fundi qytetarët të mos paguanin nëse nuk u ofrohej kupon.

Subscribe to RSS - masat fiskale