martesat gei

Holandë, qeveria "jep leje" për martesat gei në familjen mbretërore

Postuar në 13 Tetor, 2021 14:45

Pjesëtarët e familjes mbretërore në Holandë mund të martohen me partnerë të të njëjtit seks pa hequr dorë nga froni.

Në një përgjigje me shkrim, të cilës i referohet Euronews, kryeministri Mark Rutte njoftoi dje se "Kabineti nuk e sheh arsye pse një trashëgimtar ose mbreti do të duhej të largohej nga froni nëse ai/ajo dëshiron të martohet me një person të të njëjtit seks".

Referendumi, Zvicra pranon martesat gei

Postuar në 26 Shtator, 2021 18:49

Zvicra bëhet shteti i radhës që do të legalizojë martesat gei. Referendumi i mbajtur sot tregoi se gati 2/3 e zviceranëve që shkuan në kutitë e votimit ishin pro martesave brenda të njëjtës gjini. Çiftet gei do të fitojnë edhe të drejtën për të birësuar fëmijë.

Sipas rezultateve zyrtare, 64.1% e votuesve votuan në favor të martesave të të njëjtit seks në referendumin mbarëkombëtar që u zhvillua nën sistemin e demokracisë direkte të Zvicrës.

Amnesty International e cilësoi këtë një "arritje për barazinë".

Subscribe to RSS - martesat gei