marreveshja ps-pd
Llogaritë dalin vetëm me bashkëqeverisje PS-PD*
Ilir Meta përcaktoi një tavan, mbi të cilin asnjë parti shqiptare, sipas tij, nuk do mund të ngjitet në këto zgjedhje. Ky tavan, sipas tij, ishte baraz me 53 deputetë. Kuptohet, jemi në betejën propagandistike të shifrave (nëse këtë tavan do ta linte më të lartë, i binte që të mos mbetej gjë për LSI-në). Është një betejë që do ta bëjnë edhe partitë e tjera. Madje, Partia Socialiste e ka filluar përpara tij. “Synojmë të marrim 71 deputetë”, është dëgjuar Rama të thotë më shumë se njëherë. Dhe është e qartë se kemi të bëjmë me një wishful thinking.