marredheniet etnike
Mitet e rreme për rrezikun nga dygjuhësia/Rasti i Maqedonisë
Çdo cikël zgjedhor, çdo fushatë parazgjedhore në Maqedoni është e lidhur në mënyrë tipike me retorikën etno-nacionaliste. Një prej çështjeve, për të cilat do të flitet para zgjedhjeve të dhjetorit, është dygjuhësia dhe rregullimi i saj në shtet. Fillimisht këtu nuk ka asgjë të keqe. Politika gjuhësore është temë e interesit publik, por ajo që është e keqja janë shkëmbimet e deklaratave dhe kumtesave mes aktorëve politik për politikat shumëgjuhësore si paradhomë për federalizimin, apo edhe shkatërrimin e shtetit. Kjo perspektivë është absolutisht e pavërtetë.