Mark Galeoti
Kriminterni - gangsterët dhe Kremlini
Në shtator të vitit 2011, dy çeçenë të dyshuar si të përfshirë në shpërthimet vetëvrasëse të janarit, në aeroportin “Domodedovo” të Moskës, që la pas 37 të vdekur, sapo ishin larguar nga xhamia e Stambollit pas faljes së të premtes, bashkë me një shokun e tyre, kur u qëlluan për vdekje. Sipas një akuze të cituar në një prej gazetave kryesore turke, prokurorët kishin identifikuar dy prej vrasësve që ishin rusë që punonin për Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), i cili sipas prokurorëve, po luftonte grupet çeçene në Turqi, përfshirë ata me lidhje me kryengritjen çeçene kundër Moskës.