Maniitsoq
Krateri më i vjetër në botë nuk është krater
Ai që mendohej se ishte krateri më i vjetër në botë mund të mos jetë fare krater. Në vitin 2012, një studim doli në përfundimin se struktura Maniitsoq në Groenlandë është një krater i krijuar nga një meteor i rënë në Tokë afërsisht tre miliardë vjet më parë. Tani studiuesit nga Australia, Kanadaja, Danimarka dhe Groenlanda thonë se ky pretendim bie poshtë.
Sipas rezultateve të studimit të tyre, botuar më 1 mars në revistën “Earth and Planetary Science Letters”, shkencëtarët nuk gjetën prova të proceseve të përmendura nga kolegët e tyre.