mandati i prokurorit
Kriza e dakordësuar për mandatin e Prokurorit të Përgjthshëm
Kush ka ndjekur zhvillimet për çështjen e mandatit të Prokuorit të Përgjithshëm, nuk mund të mos vërë re një neglizhencë të dyanshme, e cila nuk mund t’i faturohet paaftësisë apo mungesës së ekspertizës.
Lënia pas dore e një çështjeje të tillë është në fakt një akt programimi krize në mënyrë të qëllimshme. Jo vetëm sepse paketa e ndryshimeve kushtetuese që kanë hyrë në fuqi është e detajuar si asnjëherë më parë në aspektin procedurial, por sepse vetë reforma në drejtësi si prioritet e ka organin e akuzës një ndër lëndët kryesore.