makinat elektrike
Serbia firmos marrëveshje me "Stellantis" për prodhimin e makinave elektrike
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e ka cilësuar ditën e sotme si të veçantë për vendin e tij. Dhe me gjasë kjo do të jetë një ditë e veçantë edhe për rajonin në kushtet kur çdo individ tanimë orientohet nga kërkesa për mirëqenie dhe punë. Vuçiç ka njoftuar firmosjen e një marrëveshjeje me kompanianë Stellantis për prodhimin e makinave elektrike në Serbi, proces që do të nisë në vitin 2024.
Gjermanët investojnë në Serbi, në Shqipëri i quajnë partnerë strategjikë!!!
Shqiptarët protretizohen si populli më properëndimor në Ballkan. Serbët si më rusofili. Po a ndihmojnë klishe si këto për të ecur përpara? Në ekonomi jo. Një vend mund të jetë properëndimor dhe të jetë I korruptuar në palcë. Një vend mund të jetë rusofil dhe sërish të ketë institucione të besueshme. Serbia ka më shumë se një dekadë që gjendet në pozicion difensiv sa i përket këtij perceptimi, por kjo nuk e ka ndaluar të thithë investime të huaja serioze dhe të rigjallërojë pjesë të industrisë së vet.
Shqipëria, pa infrastrukturë për makinat elektrike
Ndonëse automjetet shpesh kritikohen apo akuzohen nga shumë aktorë të ndryshëm për ndotjen e mjedisit, Shqipëria ende është tepër larg për të futur në përdorim makina me ndotje zero. Vetëm për vitin 2018 në vendin tonë janë futur në qarkullim vetëm 152 makina elektrike. Kjo është një shifër relativisht tepër e ulët krahasuar me totalin e mjeteve që vetëm për vitin e kaluar, 595 mijë makina. Edhe pse mund të konsiderohen si e ardhmja e transportit, mungesa e infrastrukturës penalizon ndjeshëm përhapjen e tyre.