Shqipëria, pa infrastrukturë për makinat elektrike

Postuar në 14 Maj, 2019 21:43

Ndonëse automjetet shpesh kritikohen apo akuzohen nga shumë aktorë të ndryshëm për ndotjen e mjedisit, Shqipëria ende është tepër larg për të futur në përdorim makina me ndotje zero. Vetëm për vitin 2018 në vendin tonë janë futur në qarkullim vetëm 152 makina elektrike. Kjo është një shifër relativisht tepër e ulët krahasuar me totalin e mjeteve që vetëm për vitin e kaluar, 595 mijë makina. Edhe pse mund të konsiderohen si e ardhmja e transportit, mungesa e infrastrukturës penalizon ndjeshëm përhapjen e tyre.

Fakti është që nuk ka ende infrastrukturë që tu përgjigjet atyre në të gjithë territorin e Shqipërisë në lidhje me karikimin e tyre, sepse këto kanë një pavarësi mes 150-250 km, që do të thotë që në një lëvizje në këtë lloj diapazoni duhet që patjetër të kenë një burim të karikimit të baterisë. Në nivel kombëtar duhet thënë se ka shumë pak, nuk kanë as gjysmën e atyre që janë në Tiranë”, thotë Astrit Nasufi, përgjegjës i sektorit për regjistrimin e mjeteve në DPSHTRR.

Nasufi pohon për tema TV se shqetësim mbetet asgjësimi i baterive.

Nasufi shprehet se makinat elektrike janë tepër ekonomike, por që Shqipëria shumë pak ka bërë për këtë kategori, madje mungojnë edhe serviset e rregullimit.

Konkretisht, makinat elektrike për 100 km rrugë harxhojnë rreth 12.7 kilovolt ose 150 lekë, ndërsa makinat me naftë për të njëjtën rrugë harxhojnë nga 6 deri në 15 litra dhe në vlerë monetare përkthehet në 1050 lekë deri në 2625 lekë. Po ashtu, edhe makinat me benzinë harxhojnë shumëfish më shumë pasi për 100km kostoja mund të shkojë mbi 2550 lekë. Mirëpo ato që po gjejnë çdo ditë e më tepër hapësirë janë makinat me gaz, pasi për të përshkruar të njëjtën rrugë harxhojnë 360 lekë deri në 900 lekë.

Montimi i impianteve të gazit deri më 25 korrik të këtij është nën përgjegjsinë e kompanisë private "Shpresa.al", e cila fitoi në 2018 të drejtën për këtë veprimtari nga Ministria e Infrastrukturës. 

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.