made in albania
Të mbytesh në një pikë qumësht! Drama e prodhimit "Made in Albania"
Prodhimi në Shqipëri ndodhet sot në nje gjendje kritike, por kriminalizimi i parlamentit, informaliteti endemik i shoqërisë dhe drejtësia e pa denjë për besim, të ndjekura nga një Media shpesh partiake e jo etike, e kanë larguar vëmendjen e publikut nga prodhimi. “Prodhimi ? Kush merret me të në Shqipëri përveç naivëve?” dëgjon rëndom në Tiranë. Por ai është në bazë të zhvillimit të çdo vendi dhe gjendja e tij është tregues i pa neglizhueshëm i ekonomisë.