lupsit
Kryengritja e lypsarëve të Korçës: Prisni para të vogla që njerëzit të kenë ç’të na dhurojnë!
Ishte vit i lypsarëve. Për çdo ditë që kalonte ata bëheshin më të shumtë. Dukej sikur dilnin nga dheu. Kaq shumë lypsarë nuk ishin parë kurrë. Korça ishte pushtuar prej tyre. I gjeje kudo: në cepa rrugësh, buzë trotuareve, afër kafeneve, te furrat e bukës, në mensa e dyqane. Gjithkund shfaqej një dorë e shtrirë për ndihmë. Ishin fëmijë të vegjël, gra me foshnja në krah, njerëz të të moshuar, të verbër e të gjymtuar, por askush që kalonte pranë tyre nuk jepte gjë.